Macron e qëllojnë me domate në mes të Parisit (VIDEO)

27 April 2022, 21:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Macron e qëllojnë me domate në mes të Parisit (VIDEO)
Macron e qëllojnë me domate

Franca është e përçarë dhe këtë e treguan më së miri zgjedhjet e fundit ku Emmanuel Macron fitoi në balotazh ndaj Marine Le Pen.

Sot ka ardhur konfirmimi i radhës kur presidenti francez Emmanuel Macron u qëllua këtë të mërkurë me një tufe domatesh nga person i pakënaqur në daljen e tij të parë publike pas fitores së rizgjedhjes së fundjavës.

Macron i ka kaluar këto ditë i izoluar në një rezidencë jashtë qytetit dhe më pas në Pallatin Elysee duke menduar formimin e një qeverie të re pas fitores ndaj udhëheqëses së ekstremit të djathtë Marine Le Pen të dielën.

Macron po takonte banorët kur një tufë domatesh i kaluan afër fytyrës. Reaguan menjëherë forcat e sigurisë që hapën një çadër për të mbrojtur kreun e Elizesë.

Macron dukej i qetë, por i prirur për të ecur përpara sa më shpejt që të ishte e mundur. “Jo! Jo! Jo përleshje” – u dëgjua ai duke thënë. Në qershor 2021, ai u godit me shuplakë në fytyrë nga një burrë teksa përshëndeste vendasit në një udhëtim tjetër.

 


Video