
Danimarka dhe Kosova kanë vulosur marrëveshjen sipas të cilës 300 të persona që vuajnë dënimin në burgjet daneze do të transferohen për ta vuajtur atë në Kosovë.
Vendet kanë rënë dakord në dhjetor, ku Danimarka merr me qira 300 qeli nga burgjet e Kosovës për një pagesë vjetore prej 15 mln eurosh.
"Ne kemi nënshkruar tani një marrëveshje që do të sigurojë kapacitet më të mirë në burgjet tona të mbipopulluara dhe do të lehtësojë presionin mbi oficerët tanë të burgjeve" tha në një deklaratë Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Haekkerup.
Të burgosurit do të dërgohen në një burg në qytetin e Gjilanit duke filluar nga viti i ardhshëm.
Sipas marrëveshjes, të burgosurit e huaj do të deportohen pas vuajtjes së dënimit.
Popullsia e burgjeve në Danimarkë u rrit me gati 20 për qind që nga viti 2015 për të arritur në më shumë se 4,000 njerëz të burgosur në fillim të vitit 2021, duke e vendosur shkallën e kapaciteteve të burgjeve mbi 100 për qind, sipas të dhënave zyrtare. Në të njëjtën periudhë, numri i rojeve ra për 18 për qind.
Nuk është hera e parë që Danimarka, e cila ka një nga qëndrimet më të ashpra të Europës për emigracionin, planifikon të transferojë menaxhimin e të huajve përtej kufijve të Bashkimit Europian.
Në qershor, vendi miratoi një ligj që lejonte hapjen e qendrave të pritjes për azilkërkuesit jashtë Europës, ku aplikantët do të jetonin derisa çështja e tyre procesohet, ashtu siç Britania e Madhe bëri së fundmi duke hapur qendra azili në Ruandë.