Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një furgon i blinduar që dyshohet se transportonte para është sulmua pasditen e sotme përgjatë bypass-it, në karrexhatën me drejtim jugor, pak pas daljes së San Vincenzo, në Livorno të Italisë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe ambulanca, raportojnë mediat italiane. Trafiku është i bllokuar dhe një prej makinave është në flakë, duke shkaktuar një shtullungë tymi të dukshme nga distanca.
Sipas asaj që raportohet nga mediat, nuk ka pasur të lënduar nga sulmi i ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme pranë San Vincenzos.
Sipas disa dëshmitarëve, janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime, teksa një grup i armatosur personash ka sulmuar furgonin.