Ky është 23-vjeçari që u vra në Kosovë, pas darkës së iftarit me familjen (Foto)

29 April 2022, 10:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ky është 23-vjeçari që u vra në Kosovë, pas
Në foto: 23-vjeçari Fazli Hoxha që u vra një natë më parë në Klinë

Personi që po shikoni në foto është 23-vjeçari Fazli Hoxha që u vra një natë më parë në Klinë të Kosovës. Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur edhe dy vëllezërit e Hoxhës.

Ky është 23-vjeçari që u vra në Kosovë, pas

Tre djemtë kishin dalë të darkonin me familjet e tyre për iftar. Por, në momentin që kanë dalë nga restoranti, familjes i është bërë pritë dhe janë qëlluar me breshëri plumbash. Për pasojë, ndërroi jetë në vend 23-vjeçari Fazli Hoxha ndërsa dy vëllezërit e tij u plagosën.

Ky është 23-vjeçari që u vra në Kosovë, pas

Në lidhje me ngjarjen janë vënë në pranga katër persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shoqëruar. Dy të plagosurit ndodhen në spital, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Mediat e Kosovës shkruajnë se mes familjes së Hoxhës dhe autorëve ka pasur edhe përleshje fizike, ku janë përdorur dhe shkopinj druri.

Ky është 23-vjeçari që u vra në Kosovë, pas



Video