Arrestohet Kryeministri i Ishujve të Virgjër Britanikë, akuzohet për trafik droge dhe pastrim parash

29 April 2022, 08:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet Kryeministri i Ishujve të Virgjër Britanikë, akuzohet
Kryeministri Andrew Fahie

Arrestohet kryeministri i Ishujve të Virgjër Britanikë.

Andrew Fahie u arrestua në Miami, Florida, raporton Skynews.

Arrestimi erdhi pas një operacioni të udhëhequr nga DEA, sipas një deklarate nga guvernatori i Ishujve të Virgjër Britanikë, John Rankin.

“Unë e kuptoj që ky do të jetë një lajm tronditës për njerëzit, ndaj bëj thirrje për qetësi në këtë kohë”, tha Rankin.

Fahie u arrestua në një aeroport pasi agjentët e DEA u prezantuan si trafikantë kokaine nga karteli meksikan Sinaloa, raportoi Miami Herald.

Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha se ishte “e tmerruar nga këto akuza serioze”.

Ajo shtoi në një deklaratë: “Këtë pasdite, kryeministri i Ishujve të Virgjër Britanikë, Andrew Fahie, u arrestua në Shtetet e Bashkuara me akuza në lidhje me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Ky arrestim tregon rëndësinë e Komisionit Hetimor të përfunduar së fundmi. Kam folur me guvernatorin e BVI dhe ai do të mbajë një mbledhje urgjente të kabinetit të territorit gjatë ditës së sotme. Ai do të përcaktojë hapat e ardhshëm nesër, duke përfshirë publikimin urgjent të raportit të hetimit


Video