Shqiptarët sigurojnë një deputet në Serbi

28 April 2022, 22:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiptarët sigurojnë një deputet në Serbi
Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Përsëritja e votimit në një zonë të Bujanocit në Serbi, ka bërë që Shaip Kamberi të sigurojë mandatin e deputetit.

Nga rezultatet paraprake, Lista KSHL ka fituar 686 vota.

Shaip Kamberit për të fituar edhe një mandat si deputet i nevojiteshin rreth 610 vota.

“Ne sot me angazhimin tonë, arritëm se përmes gjykatës të rikthejmë në votim njësinë numër gjashtë dhe sipas rezultateve preliminare, të gjithë votat janë për koalicionin tonë”, tha Kamberi.

 


Video