Dritan Abazoviç zgjidhet kryeministër i Malit të Zi

28 April 2022, 20:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dritan Abazoviç zgjidhet kryeministër i Malit të Zi
Dritan Abazoviç

Dritan Abazoviç është zgjedhur kryeministri i ri i Malit të Zi.

36-vjeçari është shqiptari i parë në krye të një qeverie në historinë e Malit të Zi.

Për zgjedhjen e qeverisë së re dhe programin e mandatarit votuan 45 deputetë të mazhorancës së re.

Qeveria do të ketë katër zëvendëskryeministra dhe 20 ministra, nga të cilët, dy do të jenë pa portofol.

Pjesë e koalicionit qeverisës janë ’Lëvizja Qytetare URA’ e Abazoviç, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve dhe boshnjakëve.

Në planin e dorëzuar pak ditë më parë, Abazoviç ka renditur pikat kryesore, ku do të fokusohet qeveria e re, ku mes të tjerave përfshihet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, integrimi në Bashkimin Evropian, si dhe reforma të reja për të përballuar krizën ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë.

Një ndër vendimet e para do të jetë edhe censusi i popullsisë, çështje që ka shkaktuar gjithnjë tensione në Mali te Zi.


Video