“Ju q*** r*bt”, përplasje në Parlamentin e Kosovës, deputeti shan gjatë seancës (Video)

28 April 2022, 12:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ju q*** r*bt”, përplasje në Parlamentin e Kosovës,
Në foto: Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kosovë, Abelard Tahiri

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kosovë, Abelard Tahiri ka sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë seancës Tahiri dëgjohet duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau q***”, ndërsa i bie tavolinës me shishe uji.

Tahiri siç duket ka harruar që kishte të ndezur mikrofonin. E gjithë kjo ndodhi pasi që LVV përmendi emrin e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt të cilët përmenden në raportin e Freedom House ku të dy këta përmenden si persona të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Ndërkohë para këtij momenti opozita bojkotoi fjalimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i goditur tavolinat.

Video e marrë nga Kallxo"


Video