Marrëdhëniet mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, nuk janë në ditën e tyre më të mirë.
Përplasja mes Albin Kurtit u thellua për shkak të qëndrimeve të ndryshme që ata mbajnë ndaj tensioneve në Veri të Kosovës, por që nisën shumë më herët, që kur Rama njoftoi bashkimin me nismën “Ballkani i Hapur”, që Kurti e refuzoi.
Dhe vetëm pak ditë më parë, Rama do të njoftonte “mbylljen” e Ballkanit të Hapur. Sipas Ramës nisma rajonale e kreu misionin ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë duhet të mbështesin “Procesin e Berlinit”.
Duket se këtu, Kurti ka vendosur ta thumbojë Ramën, teksa ka postuar një foto ku shfaqet i qeshur dhe i rrethuar nga aleatët e tij në “Ballkonin e Hapur” të qeverisë.
“Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, shkruan Kurti.
“Ballkoni i Hapur” nuk ka kaluar pa i rënë në sy dhe komentuesve të cilët i shkruajnë se “po i bën diss, Edi Ramës”.