Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se vendet aleate kanë arritur të marrin vendime kyçe gjatë Samitit që po mbahet në Vlinius të Lituanisë.
Në një reagim në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë edhe foton familjare me liderat e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut Verior, Stoltenberg thotë se NATO ka vendosur të dërgojë një tjetër paketë ndihme si dhe të garantojnë rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO.
Gjithashtu, Stoltenberg shprhet se në Samit janë miratuar planet më gjithëpërfshirëse për mbrojtjen që prej Luftës së Ftohtë.
“Aleatët morën vendime kyçe në një moment kritik për sigurinë tonë. Ne ramë dakord një paketë për të forcuar Ukrainë dhe për të siguruar një rrugë të qartë drejt NATO-s.
Ne miratuam gjithashtu planet tona më gjithëpërfshirëse të mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë, të mbështetur nga një angazhim i qëndrueshëm për të investuar më shumë në mbrojtje”, ka deklaruar Stoltenberg.
Allies took key decisions at a critical moment for our security. We agreed a package to strengthen #Ukraine & provide a clear path towards #NATO. We also approved our most comprehensive defence plans since the Cold War, backed by an enduring commitment to invest more in defence. pic.twitter.com/WuqeN9by6I
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) July 11, 2023