Kina mbështet Rusinë: NATO të ndalë zgjerimin në Lindje

4 February 2022, 16:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kina mbështet Rusinë: NATO të ndalë zgjerimin në Lindje

Presioni i Perëndimit ka forcuar edhe më shumë aleancën likuide mes Rusisë dhe Kinës dhe Pekini i është bashkuar Moskës për të kundërshtuar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s në Lindje.

Dy vendet lëshuan një deklaratë duke treguar marrëveshjen e tyre për një sërë çështjesh gjatë një vizite të Vladimir Putinit në Pekin me rastin e nisjes së Lojërave Olimpike Dimërore.

Putin pretendon se fuqitë perëndimore po përdorin aleancën e mbrojtjes së NATO-s për të dëmtuar Rusinë. Deklaratave vjen mes tensioneve mbi Ukrainën, të cilën ai mohon se planifikon ta pushtojë.

Rreth 100,000 trupa ruse mbeten në kufirin me Ukrainën, një ish-republikë sovjetike. Putin, që në një editorial personal ka shkruar se rusët dhe ukrainasit janë një komb i vetëm, por që i ka ndarë historia, kërkon garanci ligjore që Ukraina nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO.

Deklarata e përbashkët nuk i referohej drejtpërdrejt Ukrainës, për në të që të dy vendet akuzuan NATO-n se përkrahte një ideologji të Luftës së Ftohtë. Bisedimet Putin-Xi, të cilat Kremlini tha se ishin "shumë të ngrohta", u mbajtën përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave. Ishte hera e parë që liderët takoheshin ballë për ballë që nga fillimi i pandemisë.

"Miqësia midis Rusisë dhe Kinës nuk ka kufij, nuk ka fusha 'të ndaluara' të bashkëpunimit", thuhet në deklaratë.


Video