Putin në Kinë, marrëveshje për 100 milionë tonë naftë në 10 vjet

4 February 2022, 15:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Putin në Kinë, marrëveshje për 100 milionë tonë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ndodhet në Kinë, ku është takuar me homologun e tij Xi Jinping. Gjatë takimit është diskutuar në lidhje me situatën e fundit mes Ukrahinës dhe Rusisë, dhe ndërhyrjen e Perëndimit.

Ndërkohë në takimin e dy zyrtarëve është bërë i mundur nënshkrimi i marrëveshjes mes kompanisë ruse Rosneft dhe kompania kineze China National Petroleum Corporation (CNPC) për furnizimin me 100 milionë tonë naftë në dhjetë vjet përmes Kazakistanit.

Ndër të tjera mësohet se nafta do të jetë bruto dhe do të përpunohet në fabrika në veriperëndim të Kinës për të plotësuar nevojat e vendit për produkte të naftës.


Video