
Hapen sot Lojërt Olimpike Dimërore në Stadiumin Kombëtar të Pekinit, teksa Kina tenton të largojë vëmendjen nga shqetësimet për përhapje të koronavirusit dhe historinë rreth të drejtave të njeriut.
Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Gjermania, Australia dhe shtete tjera, do të bojkotojnë hapjen e këtyre Lojërave për shkak të trajtimit që u bën Kina ujgurëve dhe grupeve tjera myslimane në Provincën Ksinjiang.
Në mesin e liderëve tjerë që do të marrin pjesë në ceremoninë hapëse janë: presidenti kazak, Qasym-Zhomart Toqaev, presidenti polak, Andrzej Duda, presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, dhe lideri de facto i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, janë disa prej liderëve të institucioneve globale që do të marrin pjesë në ceremoni.
Pekini bëhet qyteti i parë mikrpitës i Lojërave Olimpike Veriore dhe atyre Dimërore.
Mirëpo zgjedhja e Pekinit për të organizuar këto Lojëra është kritikuar për shkak të mungesës së borës natyrale.
Ngjarjet në ambient të jashtëm do të mbahen të gjitha pothuajse në borë artificiale.