Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë bisedës me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, e kaloi disa herë "kufirin" në konferencën për shtyp edhe pse biseda përgjithësisht shkoi e qetë.
Ishte një pyetje e gazetarëve për marrëveshjen e Minsk-ut që ‘ndezi’ Putinin duke dhënë një përgjigje që i referohej nje shpehje të vjetër ruse, aspak etike.
“Presidenti aktual (Zelenksy) deklaroi së fundmi se nuk i pëlqen asnjë pikë e vetme nga marrëveshja e Minsk-ut. Epo, të pëlqen s’të pëlqen, ki durim, bukuroshja ime”.
Këto ishin fjalët që tërhoqën vëmendjen e dy korrespondentëve të 'Financial Times' dhe 'The Guardian' në Moskë Max Seddon dhe Andreë Roth, madje u sugjeruan lexuesve që të mos i kërkojnë në internet këto fjalë proverbiale pasi lidhen me një histori jo të këndshme, “nekrofilie”.
Putin u ndal gjatë fjalës së tij të detyrimet e nevojshme që ka Ukraina në përmbushjen e marrëveshjes në fjalë. Në të kundërt, sipas tij, nuk do të funksionojë ndryshe. Macron, nga ana e tij, tha se synon që t’i diskutojë me autoritetet ukrainase, propozimet e Rusisë.
Bisedimet midis Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron filluan të hënën në mbrëmje në Kremlin dhe zgjatën për më shumë se pesë orë.