Kandidati për njësinë speciale Navy SEAL vdes pas “Javës së ferrit”

7 February 2022, 18:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kandidati për njësinë speciale Navy SEAL vdes pas

Një kandidat për t’u bërë pjesë e njësisë elitare të marinës amerikane, Navy SEAL, humbi jetën, ndërsa një tjetër përfundoi në spital, pas përfundimit të fazës stërvitore të quajtur “Java e ferrit”.

Marina amerikane tha në një deklaratë për mediat të dielën se Kyle Mullen, 24 vjeç, nga Nju-Xhersi, vdiq në një spital të Kalifornisë, pas stërvitjes. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, por hetimet vazhdojnë. Ndërsa kandidati tjetër është në gjendje të stabilizuar.

Kandidati për njësinë speciale Navy SEAL vdes pas

Sipas Marinës, viktima, kolegu i shtruar në spital, nuk ishin duke u stërvitur në momentin që nisën të shfaqnin simptoma. Por sipas raportimeve, simptomat nisën “disa orë” pas përfundimit të stërvitjes intensive.

Kandidati për njësinë speciale Navy SEAL vdes pas

“Java e ferrit” është pjesë e fazës së parë të procesit të përzgjedhjes dhe vlerësimit të kandidatëve të Navy SEAL. Gjatë pesë ditëve të stërvitjes intensive, kandidatët për t’u bërë pjesë e njësisë elitë të Marinës qëndrojnë vazhdimisht në të ftohtë, të uritur, pa gjumë dhe të lagur.

Kandidati për njësinë speciale Navy SEAL vdes pasKandidati për njësinë speciale Navy SEAL vdes pas

 



Video