
Qeveria e izraelite do të ngrejë një komision hetimor për të shqyrtuar pretendimet se policia ka përdorur pa autorizim një program spiunimi për të hakuar telefonat e figurave publike izraelite.
Zyrtarë, protestues, gazetarë, një djalë i ish-kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe dy ndihmës ishin në shënjestër, tha gazeta Calcalist. Një dëshmitar në gjyqin për korrupsion të Netanyahu dyshohet se u monitorua gjithashtu.
Kryeministri Naftali Bennett tha se raportet, nëse janë të vërteta janë "shumë shqetësuese".
Raportet thonë se policia përdori softuerin Pegasus, të zhvilluar nga NSO, një firmë izraelite vëzhgimi. NSO është përballur me akuza të përhapura se produkti i është shitur dhe keqpërdorur nga qeveritë autoritare në mbarë botën.
Kompania ka këmbëngulur që nuk e operon softuerin pasi t'u shitet klientëve dhe ka deklaruar më parë se nuk mund të përdoret për të gjurmuar qytetarët izraelitë. Ajo nuk ka komentuar mbi zhvillimin e fundit.
Pegasus infekton telefonat, duke i lejuar operatorët të nxjerrin mesazhet, foto dhe email, të regjistrojnë telefonata dhe të aktivizojnë fshehurazi mikrofonat dhe kamerat.