Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Interpoli ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për miliarderen angolase, Isabel dos Santos. Ajo ka ardhur mesa duket në vëmendje të autoriteteve pas të ashtuquajturi Luanda Leaks, një hetim i publikuar në vitin 2020 nga Konsrociumi i Gazetarëve Investigues.
Ajo është vajza e ish-presidentit të vendit, Jose Eduardo dos Santos, i akuzuar si autoritarist.
Investigimi nxori në pah metodat e përdorura nga miliarderja në fjalë për të përfituar kontrata fitimprurëse në naftë, diamante, telekomunikacion, banka dhe pasuri të paluajtshme.
Sipas mediave ndërkombëtare urdhërarresti ka ardhur pas kërkesës së prokurorëve të Angolas.