“Ju keni frikë kryeministër", gazetarja ukrainase përballet mes lotësh me Boris Johnson (Video)

1 March 2022, 14:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Ju keni frikë kryeministër", gazetarja ukrainase

Një gazetare ukrainase me lot në sy ka drithëruar spt mbarë botën me reagimin që ka pasur gjatë një koiference shtypi përballë kryeministrit Boris Johnson.
Daria Kaleniuk e akuzoi atë se kishte ‘frikë’ për të mbrojtur bashkëkombasit e saj, gjatë një vizite sot në Poloni.

Kaleniuk tha se gratë dhe fëmijët “po masakroheshin” pasi NATO nuk po vendoste një zonë ndalim-fluturimi. “Ju keni frikë,” tha ajo, duke shtuar se NATO donte të shmangte Luftën e Tretë Botërore, por ajo kishte “tashmë nisur”.

Më pas shtoi: “Janë fëmijët ukrainas që po vriten. Ju po flisni për më shumë sanksione, por Roman Abramovich nuk është i sanksionuar, ai është në Londër. Fëmijët e tij nuk janë nën bombardime, fëmijët e tij janë atje në Londër. Fëmijët e Putinit janë në Holandë, në Gjermani, në vila. U janë sekuestruar këto vila? Nuk po e shoh këtë.”

 


Video