Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Të paktën 11 persona janë vrarë dhe 48 të tjerë janë plagosur në dy sulmet izraelite në qendër të Bejrutit të enjten mbrëma, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Puna e ekipeve të shpëtimit për nxjerrjen e personave nga rrënojat vazhdon është duke vijuar. Një qytetar tha se familjet po iknin nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete sendet me vlerë, teksa dalloheshin të plagosur me gjakun që u rridhte nga veshët.
Rreth një orë pas sulmeve ajrore, ushtria izraelite lëshoi urdhra të reja evakuimi për banorët e Dahiyeh, periferitë jugore të Bejrutit, duke paralajmëruar se do të kryejnë sulme ajrore mbi ndërtesat e paracaktuara që ata thanë se ishin instalime armësh të Hezbollahut.