Ish-kryeministri i Pakistanit dënohet sërish me 14 vjet burg për korrupsion

31 January 2024, 08:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-kryeministri i Pakistanit dënohet sërish me 14 vjet burg për
Ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan

Ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan dhe gruaja e tij Bushra Bibi janë dënuar me 14 vjet burg për korrupsion, një ditë pasi ish-kryeministri pakistanez u burgos me 10 vjet burg për nxjerrje të sekreteve shtetërore.

Khan, i cili u rrëzua si kryeministër nga kundërshtarët e tij në vitin 2022, po vuan tashmë një dënim prej tre vitesh burg pasi u dënua për korrupsion.

Të martën ai u dënua për nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe të mërkurën u dënua me 14 vjet të tjera për një rast korrupsioni.

Khan ka thënë se rastet e shumta kundër tij janë të motivuara politikisht.

Këto dënime të fundit vijnë vetëm një javë përpara zgjedhjeve kombëtare të Pakistanit, në të cilat atij i ndalohet të kandidojë.

Besohet se dënimet do të kryhen njëkohësisht. Khan tashmë është në burg që nga gushti i kaluar kur u arrestua.

Gruaja e tij Bushra Bibi kishte qenë në paraburgim gjatë gjyqit, i cili kishte të bënte me pretendimet se çifti kishte shitur ilegalisht dhuratat shtetërore që kishin marrë për përfitime personale.


Video