Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Irani ka paralajmëruar Donald Trump se nëse sulmohej, do të aktivizonte sulme me qeliza të fjetura ( grup agjentësh sekretë që kanë mbetur joaktivë për një periudhë të gjatë) brenda SHBA.
Lajmi raportohet nga NBC, duke shtuar se sipas burimeve, mesazhi i shkoi presidentit amerikan nëpërmjet një ndërmjetësi gjatë samitit të G7 në Kanada javën e kaluar.
Ndërkohë, administrata amerikane ka deklaruar se është në gatishmëri të lartë për çdo hakmarrje të mundshme brenda SHBA-së.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare lëshoi alarmin dje: "Konflikti me Iranin po krijon një mjedis kërcënimi të shtuar në Shtetet e Bashkuara".