Irani: Do të godasim bankat dhe qendrat ekonomike të SHBA-së dhe Izraelit në rajon

11 March 2026, 10:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Irani: Do të godasim bankat dhe qendrat ekonomike të SHBA-së dhe
Foto ilustruese

Në ditën e dymbëdhjetë të luftës Irani ka paralajmëruar SHBA-në dhe Izraelin se do të godasin bankat dhe qendrat ekonomike të tyre.

"Mbrëmë, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan një bankë në Iran. Si rezultat i veprimeve jokonvencionale dhe të paligjshme në luftë, armiku na ka dhënë liri të plotë për të goditur qendrat ekonomike dhe bankat që i përkasin regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara në rajon", tha në një deklaratë Shtabi Qendror i Khatamolanbia-s, komanda e bashkuar luftarake e Forcave të Armatosura Iraniane.

"Amerikanët duhet të presin kundërmasat tona të dhimbshme", paralajmëroi komanda, duke shtuar se ‘Popullsia e rajonit nuk duhet të qëndrojë brenda një rrezeje prej një kilometri nga bankat’.


Video