Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Udhëheqësi i Hamasit në Gaza, Khalil al-Hayya, raportohet se në një fjalim të sotëm, ka deklaruar se organizata mori një propozim të ri për armëpushim nga ndërmjetësit egjiptianë dy ditë më parë dhe e ka pranuar atë.
Ai shprehu shpresën se Izraeli nuk do të ndërmarrë veprime që do të dëmtojnë zbatimin e tij.
Deklarata e Al-Hayya erdhi menjëherë pas raportimeve se Hamasi kishte rënë dakord për lirimin e pesë pengjeve izraelitë, në këmbim të një armëpushimi 50-ditor dhe lirimin e të burgosurve palestinezë.
Më herët gjatë ditës së sotme, zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se vendi u kishte paraqitur një kundërpropozim ndërmjetësuesve, pa dhënë detaje të mëtejshme.