
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen e ish deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja, kunatin e tij Ahmet Masha, i njohur si “Meçe”, si dhe për një prej personazheve të njohur të botës së krimit në Durrës, Altin Hajri.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila ka shqyrtuar çështjen e referuar nga Prokuroria e Posaçme, e cila i ka përfunduar hetimet që më 15 Korrik. Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Çyrbja është marrë i pandehur si i dyshuar për kryerjen e 5 veprave penale, më konkretisht:
Ndërkohë, Ahmet Masha akuzohet për kryerjen e veprave penale:
Ndërsa Altin Hajri, i cili ndryshe nga emrat e mësipërm, vijon të jetë ende në kërkim nga Policia, akuzojet për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri ishin përdorues të aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”, ndërsa ky i fundit edhe i aplikacionit “Matrix”.
Sipas SPAK, tre të pandehurit në 8 episode të ndryshme janë vënë në dijeni të të dhënave në sistemin “TIMS”, mbi një person të shpallur në kërkim, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Organi i akuzës ka raportuar se gjatë kohës që ka qenë deputet, Jurgis Çyrbja ka patur miqësi të ngushtë me Altin Hajrin. Sipas SPAK, Çyrbja i ka ofruar dhe premtuar të pandehurit, Altin Hajri, se do të ushtronte ndikim tek agjencitë e zbatimit të ligjit (polici dhe prokurori), në këmbim të sigurimit të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Nga hetimet ka rezultuar se Jurgis Çyrbja e informonte Altin Hajrin për aksionet e Policisë për kapjen e tij, pasi ky i fundit ishte i shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.