FOTO/ 'Fama e madhe' pas videove seksuale me këshilltarin e Presidentit Malazez, politikania Mirjana Pajkoviç hap “OnlyFans”!

18 March 2026, 13:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ 'Fama e madhe' pas videove seksuale me këshilltarin e
OnlyFans/ Mirjana Pajković

Mirjana Pajković, ish-zyrtare e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Mal të Zi, ka hapur një profil në platformën “OnlyFans” dhe këtë e ka paralajmëruar në Instagram me një video provokuese nga xhakuzi.

Në videon e publikuar shihen këmbët e një gruaje në ujë, ndërsa në sfond dëgjohet një zë mashkulli që flet për “vendime politike dhe të paligjshme”.

Ajo e shoqëroi videon me pyetjet: A është shkruar ndonjëherë për vendime politike apo shtetërore nga xhakuzi? Nëse sekretet e sigurisë dëgjohen në xhakuzi, a mbeten sekrete apo mund të publikohen?.

Më pas ajo ka vendosur linkun e profilit të saj në OnlyFans në Instagram. Në një postim tjetër ka shkruar: “Dikur i kam ruajtur këto për shkak të bindjeve të të tjerëve, dhe përsëri nuk isha e mirë.”

Ajo ka publikuar sërish foto nga xhakuzi dhe ka shpërndarë disa herë linkun e OnlyFans-it. Nickname-i i saj në këtë platformë është “Sexy Lawyer” (“Avokatja seksi”).

Kujtojmë se në janar 2026 shpërtheu një skandal i madh në Mali i Zi pas publikimit të videove intime që përfshinin Pajkoviç dhe Dejan Vuksiç.

Të dy dhanë dorëheqje nga postet shtetërore pas publikimit të materialeve.

Pajkovië pretendon se është viktimë e “revenge porn” dhe shantazhit, ndërsa Vuksiçi mohon akuzat dhe ka bërë kundërkallëzim. Prokuroria ka hapur hetime për shpërndarjen e paautorizuar të materialeve intime./Marrë nga Kurir, përshtati VoxNews.



Video