Emigrantët i rrëmbejnë pilotit të Ferrarit orën 500 mijë euroshe në mes të Milanos, ai i ndjek dhe i kap!

3 September 2023, 21:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Emigrantët i rrëmbejnë pilotit të Ferrarit orën 500
Piloti i Ferrarit Carlos Sainz

I freskët  nga Grand Prix-i i Monzas, piloti i Ferrarit Carlos Sainz është tronditur pasi ka rënë pre e grabitjes në qytetin e Milanos.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në afërsi të Armani Hotel, ku Sainz sapo kishte dalë me një bluzë me logon e Ferrarit. Dy emigrantë nga Amerika e Jugut i janë afruar dhe i kanë rrëmbyer nga dora orën luksoze me vlerë 500 mijë euro.

Megjithatë Sainz nuk ndenji duarkryq. Së bashku me një mikun e tij ai u vu në ndjekje të grabitësve për disa minuta duke arritur t’i bllokojë më në fund në Montenapoleone.

Në atë kohë mbërriti edhe policia, duke bërë të mundur arrestimin e dy emigrantëve. Sainz mori orën e tij dhe u shoqërua nga policia sërish për në hotel ku edhe dha dëshminë.


Video