Abazoviç me fjalë të mëdha për Gjokoviç, dëshiron ta shpallë qytetar nderi të Malit të Zi

3 September 2023, 15:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Abazoviç me fjalë të mëdha për Gjokoviç,
Novak Gjokoviç dhe Dritan Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka dëshirë ta shpallë tenistin serb Novak Gjokoviç qytetar nderi të vendit të tij, teksa ka folur me fjalë të mëdha për atë.

Abazovic ka vizituar ekipin e basketbollit të vendit të tij në Manila, ku dha edhe një intervistë për gazetën serbe “Nova.rs”.

“Më vjen mirë që e bëra vetë atë. Vlade Divac është një legjendë, këta njerëz, për shkak të rrethanave një pjesë të jetës e kaluan në Mal të Zi në karrierën e tyre pas sportive. Është gjithashtu një nxitje për njerëzit që takohen në Mal të Zi. Është një gjë e mrekullueshme, personalisht mendoj se do të bëjmë diçka të ngjashme me Djokoviqin”, u shpreh Abazoviç.

Abazovic ka treguar gjithashtu se sa shumë e respekton Novak Djokoviçin dhe familjen e tij.

“Ai ishte gati në Mal të Zi, ishte në teleferik, e promovoi bukur. Jemi në kontakt, jemi takuar edhe në gjysmëfinale të Champions League.

Është e vërtetë, ai që mbështeti Milanin dhe unë mbështesja Interin, pastaj isha më me fat. Epo, edhe Novak nuk mund të fitojë gjithmonë në gjithçka. Në përgjithësi, do të më pëlqente personalisht, nëse kjo është edhe dëshira e tij të bëhej “Qytetar nderi”, deklaroi ai.

Gjokoviç njihet te komuniteti shqiptar për provokimet e tij të herëpashershme në nivelet më të larta të tenisit, duke hedhur thirrje anti-shqiptare dhe kundër Kosovës.


Video