Dy emrat që Kamala Harris mund t'i zgjedhë për kandidat për zv-president

24 July 2024, 12:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy emrat që Kamala Harris mund t'i zgjedhë për kandidat
Zv.presidentja amerikane, Kamala Harris

Pas vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për të hequr dorë nga gara presidenciale, zëvendës-presidentja Kamala Harris është shfaqur si favoritja e partisë për ta zëvendësuar atë.

Dhe tani ka filluar procesi “i garës” se kush do të jetë kandidati i Harris për zëvendës-president, nëse ajo fiton garën për Shtëpinë e Bardhë.

Një zyrtar i lartë i administratës ka thënë për ABC News se guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro dhe senatori i Arizonës Mark Kelly janë kandidatët kryesorë për të qenë “zëvendës të Harris”.

Dy burrat vijnë nga shtetet kyçe të fushëbetejës të vitit 2024 dhe kanë përvojë në mposhtjen e kandidatëve të mbështetur nga Trump.

Shapiro, 51 vjeç, ishte prokuror i përgjithshëm i Pensilvanisë përpara se të zgjidhej guvernator në vitin 2022, pasi mundi republikanin Doug Mastriano.

Ndërsa Kelly, një ish-astronaut dhe kapiten i marinës 60-vjeçare, i martuar me ish-kongresmenen Gabby Giffords, fitoi vendin e tij në Senat në vitin 2022. Ai mundi sfiduesin republikan Blake Masters.

Megjithatë, ka kandidatë të tjerë potencialë, duke përfshirë guvernatorin e Miçiganit, Gretchen Whitmer, guvernatorin e Karolinës së Veriut, Roy Cooper, Guvernatorin e Nju Xhersit, Phil Murphy, Guvernatorin e Kentakit, Andy Beshear, Guvernatorin e Maryland, Wes Moore dhe Guvernatorin e Illinois, J. B. Pritzker.


Video