Shokuese në një plazh të Italisë, Egjiptiani ul pantallonat dhe i sulet të miturës në det

23 July 2024, 19:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shokuese në një plazh të Italisë, Egjiptiani ul pantallonat
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një plazh në Ostia të Italisë, raporton "Il Messaggero".

Një vajzë e mitur 12-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një 36 vjeçar egjitprian.

Sipas dëshmitarëve të tronditur nga ngjarja, egjiptiani uli pantallonat dhe shkoi pranë të miturës duke e ngacmuar seksualisht. Ajo nisi të thërriste dhe arriti të largohet menjëherë.

Në fillim ndërhyri nëna dhe motra e saj, teksa më pas ndërhynë edhe disa të rinj që ndodheshin në plazh.

Egjiptiani nisi të largohej nga vendngjarja sikur të mos kishte ndodhur asgjë, megjithatë vetëm pak metra më pas ai u arrestua nga karabinierët.


Video