Donald Trump zgjedh ambasadorin e ri të SHBA-së në NATO

20 November 2024, 17:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donald Trump zgjedh ambasadorin e ri të SHBA-së në NATO
Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka zgjedhur Matthew Whitaker për të shërbyer si ambasador i SHBA në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në administratën e tij të dytë.

Njoftimi vjen pasi Trump po plotëson kabineti i tij dhe postet e tjera të larta në përgatitje për mandatin e tij të dytë, i cili fillon më 20 janar.

NATO u organizua për të mbrojtur Evropën kundër Rusisë dhe Trump ka qenë kritike se sa pak shpenzojnë vendet evropiane për mbrojtjen në krahasim me Shtetet e Bashkuara.

“Matt është një luftëtar i fortë dhe një Patriot besnik, i cili do të sigurojë që interesat e Shteteve të Bashkuara të avancohen dhe mbrohen”, tha Trump në një deklaratë. “Matt do të forcojë marrëdhëniet me aleatët tanë të NATO-s dhe do të qëndrojë i palëkundur përballë kërcënimeve ndaj Paqes dhe Stabilitetit - Ai do ta vendosë AMERIKËN TË PARËN”, vijoi ai.

Donald Trump zgjedh ambasadorin e ri të SHBA-së në NATO
Matthew Whitaker

Kritikët kanë vënë në dukje se Matthew Whitaker nuk ka asnjë eksperiencë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se ai është veçse një lojalist i Donald Trump.

Whitaker është një ish-avokat amerikan në Iowa. Ai shërbeu për një kohë të shkurtër si ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm nga nëntori 2018 deri në shkurt 2019, midis shkarkimit të Jeff Sessions nga Trump dhe punësimit të Bill Barr, por ai nuk shfaqet në listën e ish-udhëheqësve të Departamentit të Drejtësisë.


Video