PAMJET / Mbi 12 raketa “Storm Shadow” bien mbi Rusi, mund të jetë goditur “bunkeri i Putinit” në Kursk

20 November 2024, 17:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PAMJET / Mbi 12 raketa “Storm Shadow” bien mbi Rusi, mund të
Raketa Storm Shadow / Foto ilustruese

Mbi 12 raketa “Storm Shadow” raportohet se janë lëshuar nga Ukraina në brendësi të territorit rus.

Kjo është hera e parë që Ukraina përdor raketat e prodhimit britanik për të qëlluar bazat ushtarake brenda territorit rus, çka është konfirmuar tashmë edhe nga një zyrtar britanik për mediat e huaja.

Në rrjetet sociale janë publikuar video që pretendohet se tregojnë momentin kur raketat fluturojnë dhe shpërthejnë në Rusi.

Sipas informacioneve paraprake, të pakonfirmuara, raketat mund të kenë qëlluar “bunkerin e Putinit” në rajonin e Kurskut, një kompleks i madh godinash, i përshtatur së fundmi si një post komande ushtarake, me praninë edhe të zyrtarëve të lartë ushkarakë koreano-veriorë që ndodhen tashmë në Kursk.

PAMJET / Mbi 12 raketa “Storm Shadow” bien mbi Rusi, mund të
Kompleksi që dyshohet se është goditur me Storm Shadow

Sulmi ukrainas me raketa Storm Shadow, vjen vetëm një ditë pasi SHBA, Britania dhe Franca aprovuan lejen për t’i përdorur raketat e tyre me rreze të gjatë brenda territorit rus.


Video