DETAJE nga GRABITJA në PRISHTINË/ Shqiptarja u vra në sy të burrit dhe fëmijëve të mitur në makinë!

30 November 2023, 09:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE nga GRABITJA në PRISHTINË/ Shqiptarja u vra në sy të
Liridona Murseli

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen e armatosur ku mbeti e vrarë Liridona Murseli.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:26, më rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë.

Në raport bëhet e ditur se në makinë ishin edhe bashkëshorti dhe dy fëmijët e tyre.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë. Një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ju ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje.

Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitar i ngjarjes i cili kishte arritur të largohej nga vetura bashke me dy fëmijët e tyre”, thuhet në raport.

Njësitë policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë kanë arritur në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Po ashtu me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.



Video