Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është ndërprerë edhe këtë të shtunë seanca konstituive për të dhjetën herë për konstituimin e legjislaturës së 9-të.
Me 54 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim, nuk ka kaluar Komisioni për zgjedhjen e kryeparlamentarit, me këtë rast kryesuesi i seancës, Avni Dehari e ka ndërprerë seancën për ta vazhduar të hënën në ora 10:00.
“Me 54 vota për, 1 kundër dhe nuk kemi asnjë abstenim. Atëherë obligohemi të ndërpres seancën, sepse nuk ka kuorum dhe të shihemi të hënën në ora 10:00”, ka thënë Dehari.Ndërsa kjo është hera e dhjetë që tentohet të konstituohet Kuvendi.