Dështon për herë të 38 tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

29 June 2025, 11:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dështon për herë të 38 tentativa për konstituimin e
Kuvendi i Kosovës

Ka dështuar edhe tentativa e 38 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët nuk arritën sërish të zgjidhnin kryeparlamentarin e ri, duke mos i dhënë fund krizës institucionale.

Propozime për emrin e kryetarit të ri të Kuvendit nuk pati nga asnjë prej partive opozitare.

Nga deputetët 95 që ishin në sallë, 53 votuan pro, kundër dhe abstenim nuk pati.

Një ditë më parë, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua me partitë opozitare, dhe siç tha, ofroi dy kompromise por u refuzuan prej tyre.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës deklaroi tre ditë më parë se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 1 muaji. 


Video