Dënoi me vdekje dy ushtarë britanikë në Donetsk, vritet në atentat gjykatësi rus

6 November 2022, 23:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dënoi me vdekje dy ushtarë britanikë në Donetsk, vritet
Aleksandër Nikulin

Gjyqtarit rus që dënoi me vdekje dy ushtarë britanikë i është bërë atentat mbrëmjen e së shtunës.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, ai po lufton me vdekjen pas sulmit me armë zjarri nga një person i panjohur në Buhlerisk, Donetsk.

Nga ana tjetër, agjencia e lajmeve Tass raporton se policia lokale ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

“Atentata ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Donetksut Aleksandër Nikulin”, bëri të ditur nëpërmjet Telegramit, Benis Pushlin, lider i vetëshpallur i Donetskut.


Video