Biden rrezikon të humbasë pushtetin, Obama në terren për zgjedhjet e mesmandatit

6 November 2022, 16:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Biden rrezikon të humbasë pushtetin, Obama në terren për
Obama dhe Biden

Demokratët po përdorin të gjitha mundësitë për të fituar sa më shumë vota që të munden për në zgjedhjet afatmesme që zhvillohen në 8 nëntor, duke futur në lojë edhe ish-presidentin Barack Obama që vazhdon të mbetet figura më popullore mes votuesve demokratë.

Sondazhet tregojnë se republikanët mund të marrin të dyja dhomat legjislative, duke i lënë Bidenit shumë pak hapësirë për të manovruar përballë sfidave të tilla siç është inflacioni.

Projekti për mbrojtjen e abortit në formën e një ligji do të shtyhej gjithashtu.

“Të drejtat themelore janë në fletëvotim. E vërteta dhe faktet,  logjika, arsyeja, dhe mirësjellja themelore janë në fletëvotim. Vetë demokracia është në fletëvotim. Aksionet janë të larta”, u shpreh Barack Obama, ish-president i SHBA i cili është po ashtu në terren

Hija e Trump varet edhe mbi zgjedhjet afatmesme, me ish-presidentin që flirton me idenë për të kandiduar sërish në 2024.

Shumë prej kandidatëve që do të zgjidhen nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senati janë shpallur hapur, por Trump ende jo.


Video