A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Tre shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga gjatë një aksioni antidrogë të Policisë në Bruksel.
Sipas medieve të huaja, një nga aksionet është kryer në një hotel në në Chaussée d’Anvers, ku u vunë në pranga dy shqiptarë, pasi në dhomë e parë u gjetën 86 pako kokainë. Gjatë operracionit u gjet një peshore precize dhe material paketimi.
Ndërsa aksioni i dytë u realizua në një shtëpi në Antëerp, ku u arrestua shqiptari i tretë, të cilit iu gjetën 631 gram marihuanë të paketuar dhe gati shitje, së bashku me 1.6 kilogramë kanabisi, 2525 euro cash, katër peshore precize, si dhe një çantë me qese paketimi.