Rrëzohet helikopteri në Itali, vdesin 7 persona, mes tyre dy fëmijë

5 November 2022, 16:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëzohet helikopteri në Itali, vdesin 7 persona, mes tyre dy
Foto ilustruese

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në një qytet të Italisë jugore, Foggia.

Një helikopter i tipit A109 me shtatë persona në bord, i cili humbi kontaktet me radion dhe u zhduk nga radarët, është rrëzuar.

Mediat italiane raportojnë se asnjë nga personat në bord nuk ka mbijetuar, mes viktimave janë edhe dy fëmijë. Nënkryetari i Rajonit të Pulias, Raffaele Piemontese bëri të ditur se helikopteri u gjet i rrëzuar dhe se njerëzit kanë vdekur të gjithë.

Në bordin e helikopterit ishte edhe një mjek nga stacioni 118 i pranishëm në Ishujt Tremiti, i cili po kthehej në shtëpi pas turnit të punës.

Kontakti i fundit i helikopterit me radar ka qenë në zonën midis Apricena dhe San Severo në Gargano të poshtme, një zonë ku një stuhi ishte në zhvillim e sipër, helikopteri, në shërbim në linjën Foggia-Vieste-Ishujt Tremiti, i përkiste kompanisë së transportit ajror Alidaunia.

Helikopteri ishte nisur në orën 9:20 me orën lokale nga Ishujt Tremiti dhe më pas kishte humbur gjurmët. Mbeturinat u gjetën në një zonë rurale të Castelpagano di Apricena.

 


Video