Arrestohet kryetari shqiptar i komunës së Tuzit

4 November 2022, 20:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet kryetari shqiptar i komunës së Tuzit
Nik Gjeloshaj

Kryetari shqiptar i Komunës së Tuzit në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj është arrestuar pasditen e sotme nga policia në Podgoricë.

Mediat fqinje raportojnë se Gjeloshaj ndodhej së bashku me fëmijët e tij në makinë kur është ndaluar nga Policia. Pas ndalimit, ai është konfrontuar me efektivët gjë që ka çuar në arrestimin e tij.

Ai ka debatuar me policët pasi patrulla rrugore ka dërguar për kontroll teknik emergjent makinën e tij për shkak të xhamave të zinj. Sipas medieve fqinje ngjarja po trajtohet në Polici dhe pas përfundimit të procedurave do të jepet një deklaratë zyrtare.

Kujtojmëse Nik Gjeloshaj është edhe kryetari i forcës politike, Alternativa Shqiptare në Malin e Zi.


Video