Dardania në dedikimin e Perandorit Justinian, zbulim i rrallë në Parkun Arkeologjik të Ulpianës

14 August 2023, 19:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dardania në dedikimin e Perandorit Justinian, zbulim i rrallë në
Zbulimi me mbishkrimin Dardania

Një ekip arkeologësh kanë zbuluar “një mozaik që përmban një dedikim për kishën nga perandori bizantin Justiniani i Parë dhe gruaja e tij Teodora”, në Parkun Arkeologjik të Ulpjanës në Kosovë.

Që kur është bërë i ditur për këtë zbulim, në parkun arkelogjik të Dardanisë kanë zbarkuar figura të larta të politikës dhe diplomacisë të akredituar në Kosovë.

Për zbulimin ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

"Në rrënojat e qytetit romak Ulpiana, jo shumë larg Prishtinës, arkeologët kanë zbuluar një mbishkrim nga perandori Justinian (527-565), dëshmi të rralla të lidhjes së tij me Dardaninë, vendin e tij të origjinës—dhe dëshmi të përbashkëta të bashkëpunimeve të suksesshme ndërkombëtare", shprehet Kurti.

Dardania në dedikimin e Perandorit Justinian, zbulim i rrallë në
Mbishkrimi Dardania i zbuluar në Ulpjanë

Ndërsa ministri Hajrullah Çeku ka shkruar se ky është “një zbulim që formëson historinë, një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian është zbuluar në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana”

“Ekipi i arkeologëve në përbërje nga Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha gjatë hulumtimeve shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda, i përshkruar si qytet Dardan, një qytet në provincën e Dardanisë (krijuar nga paraardhësi i tij Diokleciani në fillim të shek. IV pas e.s.) dhe i kishës së tij”, shkruar ai.


Video