Serbia ndalon një film shqiptar, për tjetrin kërkon heqjen e "Republikës së Kosovës", producenti: Nuk pranova!

14 August 2023, 17:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Serbia ndalon një film shqiptar, për tjetrin kërkon heqjen e
Filmat shqiptarë ndalohen në Serbi


Një gjykatë në Serbi ka vendosur të ndalojë transmetimin e filmit shqiptar "I pabesi", me argumentin se nxit urrejtje, dhunë dhe diskriminim.

Ndërsa për filmin tjetër "Heshtja vret", gjykata serbe vendosi të kushtëzojë transmetimin për moshat mbi 16-vjeç si dhe të kërkojë heqjen e logos "Republika e Kosovës" që është financuese e projektit për shqiptarët e Serbisë.

Por producenti i filmit, Gani Veseli, shprehet se nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë, duke thënë se i është mirënjohës Republikës së Kosovës për financimin në fushën e artit.

Reagimi i Veselit:

Para pak çasteve Gjykata e Lartë në Vranjë solli vendimin e fundit me të cilin filmi “I PABESI” ndalohet të shfaqet, ndërsa filmi tjetër “Heshtja vret” lejohet me kusht nëse largohet llogo e Republikës së Kosovës nga filmi.

Ndërkaq unë si producent nuk pranova asesi të ndodh të hiqet sepse kamë 5 filma që janë me llogo te Republikës të Kosovës dhe vlerën e atyre që investojn në Art e Kulture nuk e zhduki për asnjë arsye, kërkes ose interes të dikujt në këtë rastë të r.Serbisë, sepse është vlerë e artit dhe financues i këtyre Filmave .

Prandaj Falemderit

REPUBLIKA E KOSOVËS


Video