Kryebashkiaku i Tetovës i përgjigjet kritikave për pritjen madhështore që iu bë Albin Kurtit

13 August 2023, 15:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryebashkiaku i Tetovës i përgjigjet kritikave për pritjen
Pritja madhështore e Kurtit në Tetovë

Kryebashkiaku i Tetovës ka reaguar pas kritikave nga presidenti i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Serbisë, për pritjen madhështore që iu bë kryeministrit Albin Kurti në këtë qytet.

Bilall Kasami thotë se qeveria është e trembur nga humbja që e pret në zgjedhjet e ardhshme, sidomos kur fronti opozitar u bashkua në krah të Kurtit.

Shqetësimi sipas tij, nuk ka të bëjë me retorikën poltike por se "opozita shqiptare në RMV po bashkohet dhe kësisoj ia numëron ditët kësaj qeverie të krimit dhe korrupsionit".

Kujtojmë se presidenti maqedonas Stevo Pendarovski dhe ai serb Aleksandër Vuçiç e quajtën si një manifestim të Shqipërisë së Madhe pritjen që iu bë Kurtit në Tetovë, duke evidentuar mes qindra flamujve kuq e zi, një flamur "Autochthonous" me hartën e Shqipërisë së Madhe.

Kryebashkiaku i Tetovës i përgjigjet kritikave për pritjen
Albin Kurti në Tetovë

Reagimi i Kasamit:

Qeveria nuk ia doli ta fsheh apo kontrollojë frikën nga humbja në zgjedhjet e ardhshme, sidomos kur në pah doli fronti opozitar i bashkuar dhe me një përkrahje nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

E kuptojmë shqetësimin e Presidentit dhe Qeverisë, të cilës për çudi me përkrahje e reagime i doli krah edhe Beogradi, dhe e dimë se retorika e këtillë politike, nuk ka të bëjë aspak me vizitën e Albin Kurtit, por ka të bëjë me shqetësimin se opozita shqiptare në RMV po bashkohet dhe kësisoj ia numëron ditët kësaj qeverie të krimit dhe korrupsionit. Ardhja e kryeministrit

Kurti sa ishte respekt dhe nder për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, po aq ishte edhe respekt për shtetin e Maqedonisë së Veriut, me të cilin është nënshkruar memorandumi i projektit të përbashkët, rrugës Tetovë-Prizren.


Video