Bifteku me kërpudha vret familjen e ish-burrit, flet gruaja që e përgatiti: Nuk e dija që ishin helmuese

14 August 2023, 19:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bifteku me kërpudha vret familjen e ish-burrit, flet gruaja që e
Foto ilustruese: Biftek me kërpudha


Konsumi i biftekut me kërpudha ka rezultuar fatal për tre persona në Australi, ndërsa një i katërt është duke luftuar për jetën.

Ishte 48-vjeçarja Erin Patterson ajo që ftoi ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe motrën dhe burrin e motrës për një drekë në shtëpinë e saj.

Ajo përgatiti biftek me kërpudha dhe ia shërbeu atyre. Pak çaste më pas katër të moshuarit nisën të ndiheshin keq dhe tre prej tyre humbën jetën pa mbërritur në spital. Burri i motrës së ish-vjehrrës është i vetmi që mbijetoi dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Patterson, e cila është lënë e lirë, komentoi mbi ngjarjen duke thënë se nuk kishte për qëllim t'i vriste.

Bifteku me kërpudha vret familjen e ish-burrit, flet gruaja që e
Erin Patterson

"Nuk doja t'i vrisja. Si mund t'i bëj keq njerëzve që dua? Nuk e dija që kërpudhat ishin helmuese", u shpreh ajo.

"Tani dua të pastroj historikun tim sepse jam bërë jashtëzakonisht e stresuar dhe e pushtuar nga vdekja e të dashurve të mi", tha ajo.

"Shpresoj se kjo deklaratë mund të ndihmojë në një farë mënyre. Besoj se nëse njerëzit do ta kuptojnë më shumë sfondin, nuk do të nxitojnë aq shpejt për të gjykuar", deklaroi ajo pas akuzave se vdekjet mund të ishin të qëllimshme.

Policia tha se në drekë ishin të pranishëm edhe dy fëmijë, por ata nuk shfaqën asnjë lloj simptome.


Video