Danimarka pro njohjes së një shteti palestinez, por 'duhet të jetë demokratik'

26 August 2025, 23:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Danimarka pro njohjes së një shteti palestinez, por 'duhet
Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen

Danimarka nuk e përjashton njohjen e një shteti palestinez. Kryeministrja Mette Frederiksen deklaroi se janë në favor të njohjes së shtetit palestinez, por nënvizoi se duhet të jetë demokratik.

“Ne nuk po i themi jo njohjes së një shteti palestinez. Ne jemi pro. Kemi qenë pro prej kohësh. Por padyshim që duhet të sigurohet që të jetë shtet demokratik”, tha ndër të tjera ajo.

Më tej Frederiksen deklaroi se vazhdimi i politikës së Netanyahut në Gaza është i papranueshëm.


Njohja e një shteti palestinez duhet t’i shërbejë “kauzës së mirë”. Nga ana tjetër Danimarka do të përdorë presidencën e saj të BE-së për të rritur presionin.


Video