Një biografi e re e njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, e publikuar ekskluzivisht nga CNN, hedh dritë mbi "përfshirjen" e tij në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.
Në një prej pasazheve, tregohet një episod kur Musk, në mënyrë sekrete vendosi t'i ndërpresë internetin e tij ofruar përmes satelitëve Starlink, ushtrisë ukrainase.
Kjo sipas shkrimtarit Walter Isaacson u bë pasi Musk i trembej përgjigjes ruse ndaj sulmit ukrainas me raketa bërthamore.
"Elon Musk mbylli fshehurazi hyrjen e Starlink në brigjet e Krimesë vitin e kaluar për të penguar sulmin nënujor të Ukrainas nga USV ndaj Marinës Ruse.
USV-të, të mbushura me eksploziv, i ishin afruar tashmë flotës ruse, por papritmas "humbën kontaktin dhe përfunduan në breg pa dëm".
Vendimi i Musk, si rezultat i të cilit zyrtarët ukrainas filluan t'i luten atij që të ndizte përsëri satelitët, u shkaktua nga një frikë akute se Rusia do t'i përgjigjej sulmit të Ukrainës në Krime me armë bërthamore, një frikë e shkaktuar nga bisedat e Musk me zyrtarë të lartë nga Rusia", thuhet ndër të tjera në artikull.