Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave nga përmbytjet e mëdha që kanë prekur Greqinë gjatë 48 orëve të fundit.
Gjatë kërkimeve të somte në fshatin Astritsa, i prekur rëndë nga përmbytjet, ekipet kanë gjetur trupat e pajetë të dy grave të moshës 75 dhe 85-vjeçe.
Frika ekziston sepse ka një numër të papërcaktuar të personave që janë deklaruar të zhdukur.
Në zonën e Thesalisë raportohet se janë përmbytur me dhjetra fshatra. Nga pamjet dramatike dallohen vetëm çatitë e banesave ndërsa pjesa tjetër është e zhytur plotësisht nën ujë.