Bombardimet në bazën ushtarake, Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe akuzon SHBA-në: Duan naftën tonë

3 Janar 2026, 09:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bombardimet në bazën ushtarake, Venezuela shpall gjendjen e
Venezuelë

Një bazë ushtarake u bombardua ditën e sotme në Venezuelë. Sirena sulmesh ajrore gjithashtu u dëgjuan në kryeqytetin venezulian, Karakas. Qeveria e Venezuelës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

“Një agresion i tillë kërcënon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikën Latine dhe në Karaibe, duke rrezikuar seriozisht jetën e miliona njerëzve.”, thuhet në një reagim zyrtar, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Lidhur me këto sulme Venezuela akuzon SHBA. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ende nuk ka një reagim lidhur me këto sulme.

Në një deklaratë, qeveria e Venezuelës konfirmoi se Karakasi ishte sulmuar, si dhe tre shtete të tjera: Miranda, La Guaira dhe Aragua, shkruan ‘The Guardian’.

“Objektivi i vetëm i këtij sulmi është të marrë kontrollin e burimeve strategjike të Venezuelës, në veçanti të naftës dhe mineraleve të saj”, tha ai, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të denoncojë atë që e quajti një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar që vë në rrezik miliona jetë”.

“I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion”, ka thënë më tej ai.


Vox Pop

Video