BE për emigrantët ukrainas: 1 mijë euro dhe transport falas për secilin

28 March 2022, 12:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
BE për emigrantët ukrainas: 1 mijë euro dhe transport falas
BE për emigrantët ukrainas: 1 mijë euro dhe transport falas për secilin

Lufta në Ukrainë shtrëngon BE-në të rihapë sërish dyert ndaj emigrantëve, por nuk mungojnë dyshimet dhe diferencat midis vendeve anëtare. Sot në Bruksel mblidhet Këshilli Europian në nivelin e ministrave të Brendshëm, ku pritet të diskutohet pikërisht qasja e Bashkimit Europian ndaj refugjatëve që vijnë nga Ukraina e shkatërruar nga agresioni ushtarak rus.

Flitet për të paktën 6 milionë persona, një “det” i papritur njerëzish që rrezikon të paralizojë strukturat e përgatitura më parë për refugjatët që vinin nga skenarë të ngjashëm, si Siria, Afganistani etj. Të mërkurën e kaluar, Këshilli Europian dakordësoi një fond prej 3.5 miliardë eurosh për t’u përballur me krizën humanitare, por kjo shifër nuk duket aspak e mjaftueshme.

Polonia është vendi më i ekspozuar, me gati 3 milionë të ardhur deri më tani, dhe nuk surprizon që pikërisht Varshava zyrtare së bashku me Berlinin ka propozuar paketa shtesë për refugjatët. Ndër të tjerat, mendohet të kërkohet një financim direkt për çdo emigrant, që do të marrë 1 mijë euro çdo gjashtë muaj si mbështetje, por edhe përdorimin falas të mjeteve të transportit, veçanërisht për mjetet që sigurojnë një transferim në një vend tjetër europian, që në rastin polak është pothuajse gjithmonë Gjermania e afërt.


Video