Ushtria ukrainase: Rusia ka tërhequr trupat rreth Kievit

28 March 2022, 07:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ushtria ukrainase: Rusia ka tërhequr trupat rreth Kievit
Lufta në Ukrainë

Në raportin e saj të fundit operacional, ushtria e Ukrainës pretendon se Rusia tërhoqi trupat që rrethonin Kievin pasi pësoi viktima të konsiderueshme. 

Tërheqja ka "ulur ndjeshëm" intensitetin e avancimit të Moskës, shton stafi ushtarak ukrainas. 

Zyrtarët ushtarakë më pas thonë se besojnë se Rusia po mban raketa 'Iskander' në Kalinkavichy në Bjellorusinë juglindore, shkruan La Repubblica.

 


Video