“Bashkë deri në fund”. Qeni besnik ecën pas makinës së funeralit të pronares së dashur

12 January 2023, 18:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Bashkë deri në fund”. Qeni besnik ecën pas
Qeni besnik ecën pas makinës së funeralit të pronares së dashur

Nëse po kërkoni një foto simbol të besnikërisë është kjo.

Qeni po përcjell deri në fund miken e tij të pajetë.

Fotoja është shkrepur nga djali i zonjës që ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për Margo Magan, e cila sipas një prej 12 fëmijëve të saj ishte kushërira e parë e shkrimtarit Samuel Beckett.

“Bashkë deri në fund”. Qeni besnik ecën pas
Margo Magan kur ishte e re

Margo vdiq në 30 dhjetor në Spitalin Mullingar, County Westmeath, në Irlandë. Ajo ishte nëntëdhjetë e katër vjeç.

Mike Magan e ka bërë foton rrugës nga kisha për në varreza. Qeni e ndoqi makinën e funeralit deri në fund. Si të ishte njeri, shfaqet plotësisht i vetëdijshëm për zinë dhe i pikëlluar.


Video